Kungimi gjatë pandemisë është një akt pohimi të besimit – Mitropoliti Neofiti

MORE:Njerëzit
Originally appeared at: Orthodox Christianity

Ҫdo shërbesë kishe dhe çdo herë që shkojmë në kishë gjatë pandemisë është një pohim besimi, sipas hirësisë së tij Mitropolitit Neofiti të Morfut, në Kishën Orthodhokse të Qipros.

Gjatë një shërbesë në kishën e Shën Serafimit të Sarovit në Skouriotis, Qipro, në të kremten e tij më 2 janar, mitropoliti tha gjatë predikimit se “çdo shërbesë që ndodh tani, qoftë kremtuese, si me rastin e sotëm, ose një shërbesë e thjeshte me vetëm një psaltës, priftin dhe dy besimtarë është shumë e rëndësishme”, raporton Romfea.

Foto: romfea.gr


Sipas atij, “çdo shërbesë dhe sa herë që shkoni në kishë, qoftë brenda apo jashtë kishës, është një pohim besimi”.

“Sa herë që kungoheni në mënyrën tradicionale, siç e ka vendosur nga Kisha Mëmë gjatë shekujve, bëni një pohim besimi. Vazhdoni ju lutem në këtë mënyrë në dioqezën tonë të thjeshtë. Le të bëjë punën e vet ligji kurse njerëzit e besimit të bëjnë atë që duhet të bëjnë”, tha hirësia e tij.

“Ne nuk jetojmë vetëm për tokën por edhe për qiellin. Kur qielli na thotë diçka të ndryshme nga gjërat tokësore, atëherë ne do të parapëlqejmë Qiellin,. Edhe sikur të më burgosin njëmijë herë, unë prapë do të jem me Mbretin e Madh dhe do të kremtoj Liturgjinë, unë do të bashkëkremtoj me Shën Serafimin. Njëmijë herë!” theksoi Mit. Neofiti.

Në përfundim, mitropoliti tha: “kujtoni që po i afrohemi një të kremteje shumë të madhe. Etërit thonë se Theofania është e njëjtë me Pashkën. Askush të mos mungojë në Liturgjinë e Theofanisë”.

Met. Neofiti u shpreh më herët nuk do t’i bindej urdhrit të shtetit për të mbyllur kishat, duke shpjeguar se ligji i Perëndisë është mbi ligjin e shtetit.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk do ta pranonte vaksinën e kovid-it. “Unë nuk kam ndër mend që të bëhem një produkt i modifikuar i Rendit të Ri” deklaroi ai.

MORE:Njerëzit