" Kisha do të mbetet e patundur deri në fund të kohës, dhe një Monark i Rusisë, nëse do të jetë besnik ndaj Kishës Orthodokse, do të ngjitet mbi Fronin e Rusisë, deri në fund të kohës.”
Shenim i redaktorit:
Kjo është Pjesa I-rë e series sonë rreth profecive të famshme të shenjtorëve rreth të ardhmes së Rusisë . (Pjesa 2 / Pjesa 3)

Personat e shenjtë të cituar këtu, më të shumtit shenjtorë, parashikuan katastrofën e Revolucionit Rus t ë 1917-ës, dhe periudhën e gjatë të përgjakshme të ateizmit militant.
Por shumë prej tyre parashikuan përtej këtij shkatërrimi…në një rigjenerim të shkurtër por t ë gjallëruar të Ortodoksisë ruse. (Këto profeci
u botuan në Maj-Qershor 1973 çështja e Fjalës Ortodokse, Herman Brotherhood, Platina, Kalifornia. Mund ta gjesh artikullin e plotë të OrthoChristian këtu
Shën. Anatoli i Riu i Optinës (1917)

...Do të jetë qetësi.’
Pas kësaj të gjithë thanë: ‘Por nuk ka më anije, ajo është bërë copa copa; ka humbur, gjithçka ka humbur.’
‘Nuk është ashtu Batiushka. ‘Një mrekulli e madhe e Zotit do të shfaqet. Dhe gjithë copëzat e shpërndara, me vullnetin dhe fuqinë e Perëndisë do të bashkohen në një, dhe anija do të rindërtohet në bukurinë e saj, dhe do të vazhdojë rrugën e saj ashtu siç e ka paraurdhëruar Zoti.
Dhe kjo do të jetë një mrekulli që do t’u shfaqet të gjithëve. ” [Rusia Ortodokse, 1970, no. 1, p. 9].
Shën. Serafimi i Sarovit (+1833)

“ Përpara lindjes së Antikrishtit do të ketë një luftë të madhe të gjatë dhe një revolucion në Rusi që do të kalojë çdo kufi të imagjinatës njerëzore, derdhja e gjakut do të jetë më e tmerrshme: kryengritjet e Riazanit, Pugaçevit, dhe revolucioni francez nuk do të jenë asgjë në krahasim me ato që do të ndodhin në Rusi.
Shumë njerëz që janë besnikë ndaj tokës mëmë do të humbasin, manastire dhe prona të kishës do të vidhen; kishat e Zotit do të përdhosen; pasuritë e njerëzve të mirë do të vidhen dhe ata do të vriten, lumenj gjaku rus do të derdhen ...
Por Zoti do të ketë mëshirë për Rusinë dhe do ta sjellë në shtegun e vuajtjeve të mëdha për në lavdi."

“ Unë parashikoj restaurimin e një Rusie të fuqishme, ende më të forte dhe më madhështore se më parë.
Mbi eshtrat e martirëve, kujtoni, si mbi themele të forta, do të ngrihet Rusia e re – sipas modelit të vjetër; e forte në besimin e krishterë dhe në Trininë e Shenjtë! Dhe atje do të ketë, sipas besëlidhjes së Princ Vladimirit të shenjtë, një Kishë e vetme !
Populli rus ka harruar se çfarë është një Rus: është stoli i këmbëve të Fronit të Zotit! Një person rus duhet ta kuptojë këtë dhe të falënderojë Zotin që është rus. ”.
“ Kisha do të mbetet e patundur deri në fund të kohës, dhe një Monark i Rusisë, nëse do të jetë besnik ndaj Kishës Orthodokse, do të ngjitet mbi Fronin e Rusisë, deri në fund të kohës.”[198]
Në ditët e fundit Gjermania do të ndahet. Franca do të jetë asgjë. Italia do të gjykohet me anë të shkatërrimeve prej fatkeqësive natyrore. Britania do ta humbasë perandorinë dhe gjithë kolonitë, duke shkuar drejt rrënimit total, por do të shpëtohet nga lutjet e grave në fron. Amerika do të ushqejë botën porn ë fund do të rrëzohet. Rusia dhe Kina do të shkatërrojnë njëra tjetrën. Shën. Nektariusi i Optinës (1920s)
“Rusia do të ngrihet, dhe nga ana materiale nuk do të jetë e pasur. Porn ë shpirt do të e jetë, dhe në Optina do të ketë akoma shtatë ndriçues, shtatë shtylla” [I.M. Kontzevich, Optina Monastery and its Epoch, Jordanville, 1973, p.538].
Shën Joani i Shanhait dhe San Françisko (1938)

“Shkundeni tutje përgjumjen e dëshpërimit, O bij të Rusisë! Shikoni lavdinë e vuajtjen e saj dhe pastrohuni; lajeni veten nga mëkatet ! Forcohuni në Besimin Orthodoks, në mënyrë që të jeni të vlefshëm për të banuar në banesën e Zotit dhe të vendoseni në malin e Tij të shenjtë !
Ngrihu lart, lart, O Rusi, ti që nga duart e Zotit ke pirë kupën e zemërimit të Tij !
Kur vuajtja jote të ketë mbaruar, drejtësia do të shkojë me ty, dhe lavdia e Zotit do të të shoqërojë ty. Popujt do të vijnë në dritën tënde, dhe mbretërit tëk drita që do të ngrihet e shkëlqyeshme mbi ty.
Pastaj ngrij sytë të shikosh: do të vësh re bijtë e tu të vijnë te ti nga Perëndimi e Veriu, dhe nga Deti e Lindja, duke të bekuar në Krishtin përgjithmonë Amen” [Ibid, p. 94].
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.