Gabrieli i bekuar (Urgebadze), i cili fjeti rreth 30 vjet më parë njihet te të Krishterët Orthodhoksë nga e gjithë bota. Sot Shën Gabrieli bën mrekulli të vërteta, duke u shfaqur në ëndrra dhe duke ndihmuar ata që i luten sinqerisht, duke ndërmjetuar përpara Perëndisë edhe për ata që janë të sëmurë pa shpresë. Jeta tokësore e të bekuarit ishte plot me mrekulli. Por stareci përpiqej me çdo kusht që t’i fshihte këto mrekulli nëpërmjet marrëzisë, duke iu kërkuar personave që ta mbanin të fshehtë deri sa të vdiste. Ja disa nga këto histori të mrekullueshme nga jeta e shenjtorit, të treguara nga fëmijët e tij shpirtërorë.
Kova të mbushura me çimento fluturojnë në ajër si qilim magjik
Motra e Atë Gabrielit, Julieta Mikhailovna, një herë i tregoi Nënë Parashqevisë, kujdestares së qelës së starecit, rreth mrekullisë që kishte dëshmuar, që njerëzit ta dinin se ç’person i mahnitshëm ishte Atë Gabrieli.
Një herë, unë erdha të takoja Atë Gabrielit në kohën kur ai po ndërtonte një kishë. Ndodhej vetëm në shtëpi dhe e hapi vetë portën. Pas një bisede të shkurtër, ai tha: “Motër, unë nuk kam kohë që të ndërpres punën dhe jam i uritur. Të lutem më jep një shishe me kos nga Gjeorgjia e blerë në dyqan”. Unë nuk doja që t’ia merrja paratë por ai insistoi, duke më dhënë çelësat duke më thënë: “Unë do të vazhdoj punën time. Kyçeni portën nga jashtë dhe kur të kthehesh, sigurohu që të më thërrasësh PЁRPARA se të hapësh portën”. Unë shkova por isha pak konfuz. Nuk njihja asnjë vend në atë lagje ku të blija kos. Eca pak dhe pashë një shitësi qumështi. U gëzova që ia dola t’ia plotësoj kërkesën Atë Gabrielit aq shpejt dhe u ktheva me të shpejtë sapo mora shtambën nga shitësi i qumështit. Nga nxitimi dhe gëzimi, i harrova fjalët e Atë Gabrielit që ta thërrisja para se të hapja portën dhe u futa në oborr pa paralajmërim. Unë u trondita nga ajo që pashë. Kovat e mbushur me çimento fluturonin në ajër duke u zbrazur vetë në kallëpet e përgatitura në dysheme. Atë Gabrieli po gatuante çimenton dhe e derdhte në kova. Sapo u futa, ai më vuri re dhe e kuptoi se kisha parë diçka. Fillimisht ai u zemërua me mua që u futa pa e njoftuar, e pastaj u qetësua dhe më kërkoi ta mbaja të fshehtë. Kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet para se t’ia tregoja këtë histori njerëzve.

Kur nënë Parashqevia ia përmendi historinë Atë Gabrielit ai u fye dhe më tha: “A nuk i kisha kërkuar që të mos t’ia tregoja askujt këtë histori? Nuk kam fare të bëj me këtë. Unë po punoja i vetëm dhe kur u bë e vështirë, Perëndia pati mëshirë për mua! Nuk dua të flas për këtë!”.
“Ҫfarë ke për të thënë, Nodar?”
Një nga fëmijët shpirtërorë të Atë Gabrielit me emrin Nodar tregoi një herë këtë histori:
Një herë Atë Gabrieli shpenzoi disa ditë me familjen time. Ne shenjtëruam shtëpinë tonë dhe shpenzuam gjithë natën duke folur dhe duke u lutur. Atëherë stareci tha: “Nodar, vëlla, më duhet të kem në manastir në orën gjashtë. A mund të më çosh në Mtskheta? ” Unë sigurisht rashë dakord. Këto ishin ditët kur çdo njeri ishte nën kontroll. Ne u nisë për në Mtskheta. Teksa po dilnim nga Tbilisi, shtatë burra të armatosur bllokuan rrugën dhe kërkuan që të ndalnim makinën. Më lini t’ju kujtoj se ishin vitet ’90.
Pavarësisht nga fakti që Starec Gabrieli më tha që të mos ta ndaloja makinë, unë u tregova i kujdesshëm dhe ndalova. Atë Gabrieli qëndronte mjaft i qetë. Unë dola nga makina për t’u treguar dokumentet të huajve, por ata nuk donin dokumentet por ishin më të interesuar për makinën time. Unë kundërshtova, ndonëse e kuptoja se një përplasje me shtatë “luftëtarë” të armatosur rëndë ishte një ndërmarrje e rrezikshme. Në atë kohë, pashë Starecin duke dalë nga makina dhe duke u drejtuar nga ne. Atëherë diçka e jashtëzakonshme ndodhi: sikur një shtyllë vigane e shkëlqyeshme zbriti nga qielli, e pasuar nga një njeri i gjatë mbinatyror dhe jo tokësor, i pashëm e me një mjekër të bardhë, që mbante në dorë një shkop. Ai goditi tokën me shkopin e tij dhe tha me një zë të jashtëzakonshëm: “Si guxon të na ndalosh?! Turp të keni!” Ishte vërtet një fenomen mbinatyror që i tronditi të gjithë. Të frikësuar, njerëzit e armatosur ia mbathën nga të gjitha drejtimet. Ai që i kishte të gjitha dokumentet, mbeti i ngrirë në vend dhe pastaj m’i hodhi në dorë, duke na kërkuar që të largoheshim sa më shpejt që të kishim mundësi.
Dhe pastaj u larguam. Atë Gabrieli më vështroi dhe më pyeti: “Ҫfarë ke për të thënë, Nodar? Mendoj që ia dolëm mirë, apo jo?”
“Ti më ke shpëtuar nga Vdekja”
Një herë një grua erdhi te stareci dhe tha:
– Ti më ke shpëtuar nga vdekja e tani më lër të të falënderoj.
Ajo na tregoi këtë histori:
– Unë jetoj në një shtëpi të vjetër pranë varrezës. Një herë u futën disa banditë në shtëpi. Nga frika fillova të kërkoj ndihmën e Atë Gabrielit dhe ndodhi mrekullia: stareci u shfaq në çast dhe nisi t’i ndiqte me një shkop. Banditët e tmerruar ikën nga frika dhe stareci u zhduk po aq papritur sa dhe ishte shfaqur.
Vizita në manastirin që ndodhej afër pa u ngritur nga shtrati
Këtë histori e ka treguar edhe Nënë Parashqevia.
“Atë Gabrieli ishte shumë i sëmurë kur më tha:
– Do të shkoj të vizitoj manastirin e Shavnabadës.
Unë kujtoja se po bënte shaka.
Pas disa minutash e pyeta:
– Atë, a ke qenë në Shavnabada?
– Po, kam qenë. Gjithçka është në rregull atje. Ata po hanin kur arrita atje.
– A të vunë re? e pyeta.
“Jo, pse do të më vinin re? Po të më kishin pikasur, do të habiteshin. Unë nuk doja që t’u zbulohesha atyre.
– Me çfarë po merrej Atë Shio? e pyeta.
“Ai po numëronte njerëzit” u përgjigj stareci.
Disa ditë më vonë, avai i manastirit të Shavnabadës erdhi për t’u takuar me Atë Gabrielin.
E pyeta:
– Sa veta jeni në manastir?
– Nuk e di! Disa vijnë e disa ikin. Unë i numëroj ata zakonisht gjatë ngrënies.
Atë Gabrieli më shikoi në mënyrë kuptimplote dhe buzëqeshi. Unë u befasova”.
Këtu në Rusi, kjo faqe është momentalisht i vetmi burim të ardhurash për familjen Gleason dhe familjen Silva. Që të dyja familjet jetojnë tani në Rusi dhe e çmojnë shumë mbështetjen tuaj.
Në mënyrë që faqja Russian Faith të funksionojë, një dhuratë periodike qoftë edhe prej $15 ose $25 në muaj do të ishte një bekim i madh.