Shenjtori bashkëkohor shkatërron imazhet e Leninit dhe të Stalinit

Papritur, portreti i Stalinit shpërtheu në flakë. At Gabrieli kishte arritur të hynte nga një dritare dhe kishte derdhur vajgur nga prapa portretit duke i vënë flakën. Portreti i Leninit u dogj menjëherë gjithashtu. Tërë turmën e mbuloi tmerri. Të gjithë kishin ngrirë nga frika dhe gjithçka ishte në heshtje . . .

Originally appeared at: A Reader's Guide to Orthodox Icons

Një postim i mëparshëm mbi Shenjtorët që shkatërruan imazhet fetare (ose idhujt), jep një listë të konsiderueshme të Shenjtorëve që në jetët e tyre, me kurajo u përballën fizikisht me praktikën e adhurimit të idhujve.

Shumica e shembujve vijnë nga Mijëvjeçari i parë pas Krishtit, që nuk duhet të jenë aq surprizuese sa kjo kur adhurimi i idhujve u përhap nëpër botë dhe më me shumë agresivitet kundër Krishtërimit.

Shën Gabriel Urgebadze duke djegur portretin e Leninit, 1 Maj, 1965

Duke u kthyer pas përpara shumë shekujve mund të jetë e vështirë të imagjinojmë atë që këta Shenjtorë heroikë bënë publikisht duke qëndruar kundër diçkaje antikristiane por edhe shumë popullore, të përhapur.

Kjo është arsyeja pse unë dua të tregoj historinë nga jeta e Jerond Gabrielit Jerond  Gabrielit (Urgebadze), një prift-murg gjeorgjian që tani njihet si shenjtor, që në kohë të afërta me tonat, shpalli dhe dënoi publikisht idhujtarinë e popullit.

Statujë e braktisur e Leninit në rrethinat e Tbilisit

Shënimet janë marrë nga një intervistë me At Gabrielin tek revista Vdekje Botës, një vit para fjetjes së tij në 1995.

“Mbase është një legjendë?”

“Disa gjëra sigurisht janë përfshirë nga legjendat; por ai i dogji portretet. Portreti i Leninit u dogj menjëherë po ashtu. Tmerri mbuloi gjithë sheshin. Të gjithë ngrinë nga frika dhe çdo gjë ra në heshtje. Ndërsa pikturat e udhëheqësve ishin në flakë, nga dritarja e katit të dytë, At. Gabrieli mbante shërbesën: Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.  Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t'i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë”(Eksodi 20:3-5). Njerëz, kthehuni në vete! Gjeorgjianët përherë kanë qenë të krishterë!Pse pra po përkuleni para Idhujve? Jisu Krishti vdiq dhe u ngjall prapë... Por idhujt tuaj nuk kanë për tu ringjallur kurrë. Edhe gjatë jetës së tyre ishin të vdekur...”

“Ishte e pamundur për t’u imagjinuar… Si mund ta linin të thoshte edhe një fjalë tjetër!?”

“Në fakt ai foli përsëri, dhe ndoshta ka folur edhe më shumë. Dyert e Komitetit Ekzekutiv ishin të mbyllura; ai ishte futur në papafingo më herët dhe ishte ulur aty deri sa të fillonte parada. E zbritën poshtë; është e vërtetë, ndodhi shumë shpejt: ata sollën mjete zjarrfikëse dhe ngritën shkallët…”

Sheshi Lenin në Tbilisi gjatë kohës Sovjetike

“Por kur e zbritën, turma u hodh mbi të, duke prishur barrikadat… E shkelmonin, e godisnin me fundet e karabinave, dhe e godisnin me kalca zjarri. Ata bërtisnin: ‘Më lër ta mbaroj fare atë qelbanik!’ Të gjithë donin ta shkelnin armikun e popullit me këmbë, për të shprehur zellin. Zjarrfikësit e zvarritën tutje.”

“Si ndodhi që nuk e pushkatuan?”

“Arsyeja që nuk e pushkatuan është se e mbartën jashtë tamam si një kufomë. Fytyra zor se i dukej; ishte një ngatërresë e gjakosur. Kafka ishte e thyer dhe kishte shtatëmbëdhjetë kocka të thyera në trup. Ai mbeti pa ndjenja për gati një muaj. Por e trajtuan me kujdes në mënyrë që t’i bënin investigimet...Dukej se do të kryenin një gjyq të ekspozuar por nuk mund ta vendosnin të dënuarin në një barrelë. Ai nuk kishte asnjë ndryshim pas trajtimit; gjithë kohën ishte në prag të vdekjes, por nuk vdiq. Kjo qe ajo çfarë më thanë; unë sapo kisha lindur atëherë. Përtej kësaj unë nuk di asgjë me siguri; At Gabrieli nuk fliste me askënd për këtë. Ose ka vazhduar deri në kohën e faljes së Hrushovit, ose e kanë provuar të zbulojnë një konspiracion, për t’i marrë emrat e konspiracionistëve. Më pas, ose e kanë përcaktuar si të papërgjegjshëm psikologjikisht për veprimet, ose u bë e mërzitshme për autoritetet. Kur më në fund e lanë të lirë, ai u hoq përkohësisht nga shërbesa Priftërore. Jo vetëm në Kishë, por edhe në vende të tjera atë nuk e pranuan në punë për dhjetë vjet. Ishte fati i tij që kishte një shtëpi ku banonte e ëma-një grua e moshuar që hapi portën për ju. Të dy jetuan me pensionin e tij: meqenëse ishte certifikuar i çmendur, shteti i jepte çdo muaj shtatëmbëdhjetë rubla. Askush nuk e fuste në shtëpi për të fituar ca para; kudo e njihnin dhe e kishin frikë. As ai as e ëma nuk mund të dilnin jashtë ditën; nëse dilnin, fqinjët lëshonin qentë prapa tyre... Në fillim ai endej nëpër fshatra dhe u punësua si roje vreshtash dhe qirinjsh në Kisha. Pastaj e ëma u paralizua nga e gjithë trauma dhe ai nuk shkonte dot në asnjë vend. Për shumë vite ai gjendej tek shkallët e kishave me dorë të shtrirë. Vetëm ata që nuk e njihnin i jepnin ndonjë gjë-miqtë u larguan nga ai dhe e tallnin.”

(Burimi)

+++

Siper: Sheshi i Leninit ne vitet 50
Poshte: Sheshi i Lirise sot 

Në vitet e më vonshme, kur u nxorr intervista e mësipërme, At Gabrieli njihej tashmë si shërues dhe jerond i mençur – shumë ndryshe nga shënimet e dhëna më sipër. Megjithatë, fakti se ai ishte ende gjallë në atë kohë ndoshta do të thoshte se as At Gabrieli, as miqtë e tij e lavdëronin atë shumë: duke rrojtur me përbuzjen që mori padyshim sikur të donin ta minimizonin popullaritetin e tij mes besimtarëve. Pas vdekjes së tij, Zoti zbuloi mrekullitë e jetës së tij, duke filluar qysh nga dënimi me trimëri i idhujve Sovjetikë në 1960.

Sa për “Sheshin e Leninit”, skenën e djegies së portretit të liderit Sivjetik, tani ai shesh quhet “Sheshi Liria”, dhe një statujë e artë e Shën Gjergj Trofeprurësit qëndron aty ku dikur qëndronte podiumi i Vladimirit.

NB: Në artikullin DttW e caktuar, viti kur At Gabrieli dogji portretin e Leninit u dha si “viti i vdekjes së Stalinit”, që është 1953 – por një faqe interneti dedikuar jerondit jep datën. I jam përmbajtur datës së vonshme.

Jerond Gabrieli – pohuesi i Krishtit , faqja e dedikuar për jerondin mrekullibërës, që jep shumë detaje mbi jetën e tij në shumë gjuhë.

Burimi i fotos së Tbilisit gjatë vitit 1950.

+++++

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español