Profeci ruse mbi Antikrishtin dhe kohët e fundit – “Shpëtimi i botës vjen nga Rusia”

Për shekuj, profetët e shenjtë kanë paraparë triumfin e Kishës ndaj të keqes më të madhe. Shën Serafimi i Sarovit, Shën Joani i Kronshtandit, Shën Serafimi i Viricës dhe shumë starecë të tjerë të shenjtë i kanëparathënë vështirësitë dhe lavditë e gjërave që do të vijnë

St. Seraphim of Vyritsa. Riches and Holiness / OrthoChristian.Com
Shen Serafimi i Virices (+1949)

Në citimet që pasojnë ne shohim disa profeci të mrekullueshme nga njerëzit e Perëndisë:

-- Shën Serafimi i Sarovit (+1833): “Çdo gjë që mban etiketën e ‘Reformatorëve Decembristë’, dhe me një fjalë, i përket ‘partisë së përmirësimit të jetës’ është antikrishtërim i pastër, që gjatë evolimit, do të sjellë shkatërrimin e krishterimit dhe të Orthodhoksisë mbi tokë; dhe që do të mbarojë me ngjitjen në fron të Antikrishtit mbi gjithë kombet e botës, përveç Rusisë. Ajo do të bashkohet si një trup i vetëm me kombet e tjera sllave dhe do të formojë një oqean të madh ‘një mbretëri madhështore, e frikshme për armiqtë e Krishtit’ para së cilës do të tremben të gjitha fiset e tjera të tokës. Dhe kjo është po aq e sigurt sa 2+2=4.”

-- Jerond Profiri i Glinskut (+1868): “Në kohën e duhur, besimi do të bjerë në Rusi. Shkëlqimi i lavdisë tokësore do të verbojë mendjen. Fjala e vërtetë do të njolloset, por në lidhje me besimin disa nga populli, të panjohur nga bota, do të dalin për të restauruar atë që u përbuz”.

-- Arkimandrit Jonai (Miroshniçenko) (+1902): “Do ta shihni se ç’do të ndodhë pas pesëdhjetë vitesh: të gjithë do ta braktisin Ligjin e Perëndisë dhe to të bien nga besimi, por do të vijnë sërish në vete dhe do të kthehen në jetën e krishterë”.

-- Jerond Barnabas i Skitit të Gjetsemanit  (+1906): “Do të rriten vazhdimisht persekutimet kundër besimit. Do të ketë pikëllim të padëgjuar më parë dhe errësirë, dhe gati të gjitha kishat do të mbyllen. Por atëherë kur do të duket se është e pamundur të durohet më, do të vijë shpëtimi. Do të ketë lulëzim. Kishat do të fillojnë të ndërtohen. Por kjo do të jetë lulëzimi përpara fundit”.

-- Shën Joani i Kronshtandit (+1908): “Unë parashikoj ngritjen e Rusisë së fuqishme, edhe më të madhështore se më parë. Mbani mend, Rusia do të ndërtohet mbi eshtrat e këtyre martirëve si mbi një themel të fortë – sipas shembullit të vjetër; e fortë në besimin e saj në Krishtin Perëndi, dhe në Trininë e Shenjtë! Dhe atje do të jetë, sipas marrëveshjes së princit të shenjtë Vladimir, një Kishë e vetme! Populli Rus ka pushuar së kuptuari çdo të thotë të jesh rus: është stoli i këmbëve të Fronit të Zotit! Personi rus duhet ta kuptojë këtë dhe të falënderojë Perëndinë që është rus”. kudo që të shkojë kjo e keqe, lumenjtë e gjakut do të rrjedhin.

-- Jerond Aristokleu i Moskës (+1918) Një e keqe do ta prekë së shpejti Rusinë, dhe kudo që do të shkojë kjo e keqe, do të rrjedhin lumenj gjaku. Nuk është shpirti rus, por një imponim ndaj shpirtit rus. Nuk është një ideologji, as një filozofi, por një shpirt nga ferri. Në ditët e fundit Gjermania do të ndahet. Franca do të asgjësohet. Italia do të gjykohet nëpërmjet fatkeqësive natyrore. Britania do ta humbë perandorinë e saj dhe të gjitha kolonitë e saj, dhe do të shkojë drejt rrënimit total, por do të shpëtohet nga lutjet e grave të pallatit mbretëror. Amerika do të ushqejë botën, por në fund do të bjerë".

-- Shën. Serafimi i Viricës (+1949): “Stuhia do të kalojë mbi tokën ruse; Zoti do të falë mëkatet e popullit rus. Dhe Kryqi do të shkëlqejë me bukuri hyjnore dhe të shenjtë edhe një herë mbi Kishën e Perëndisë. Dhe rënia e kambanave do të zgjojë të gjithë Rusinë tonë të Shenjtë drejt shpëtimit nga dremitja e mëkatit. Manastire të shenjta do të rihapen dhe besimi te Perëndia do t’i bashkojë të gjithë”. “Shpëtimi i botës vjen nga Rusia. Shën Petërburgu do të bëhet qendra shpirtërore e vendit”.

-- Jerond Stefani i Karulit në Malin e Shenjtë (1990): "Amerika do të bjerë shumë shpejt, do të zhduket në mënyrë të tmerrshme, plotësisht. Amerikanët do t’ia mbathin, duke u përpjekur që të arratisen në Rusi dhe Serbi. Kjo do të ndodhë”.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español