Episkopi orthodhoks grek lutet dhe i jep bekimin grupit kombëtar që mbështet sodominë dhe infanticidin

Si mund të lutet një episkop orthodhoks dhe të japë BEKIMIN E PERЁNDISЁ në kuvendin demokrat? A mund të japë një episkop i lashtë një bekim ndaj një kuvendi romak pagan?

Unë e di se jam një prift i dalë në pension që i përket një brezi të mëparshëm por një bekim i tillë jo vetëm që është përdhosje por është edhe një dëshmi e tmerrshme ndaj atyre që po konsiderojnë të kthehen në Orthodhoksi. Dhe do të jetë skandaloze për shumë besimtarë  . . .

MORE:Opinion

KRYEPISKOPI ELFIFOFOROS ishte programuar që të jepte Bekimin në KUVENDIN KOMBЁTAR TЁ PARTISЁ DEMOKRATIKE.

Platforma e Partisë Demokratike e Xhoe Bidenit dhe Kamala Harrisit e përkrah hapur infanticidin (abortin deri në kohën e lindjes dhe madje edhe e lejon fëmijën që të vdesë pas një aborti  të pasuksesshëm). Ata përkrahin hapur edhe homoseksualizmin, transgjinorizmin dhe një mori të gjerë formash të imoralitetit seksual.

Xhoe Biden është romanokatolik i shkishëruar nga episkopi i tij i Pensilvanisë në 2008, së bashku me atë që do të votojë për të me të gjitha qëndrimet e tij ekstreme antikristiane.  

Si mund të lutet një episkop orthodhoks dhe të japë BEKIMIN E PERЁNDISЁ në kuvendin demokrat? A mund të japë një episkop i lashtë një bekim ndaj një kuvendi romak pagan?

Udhëheqëset politike që përkrahin abortin deri në lindje dhe e promovojnë atë më kujtojnë një grup shtrigash. A mund të bëjnë më shumë se këta shtrigat? 62 miliona aborte në SHBA që nga 1973.

Unë e di se jam një prift i dalë në pension që i përket një brezi të mëparshëm por një bekim i tillë jo vetëm që është përdhosje por është edhe një dëshmi e tmerrshme ndaj atyre që po konsiderojnë të kthehen në Orthodhoksi. Dhe do të jetë skandaloze për shumë besimtarë.

Në vend që të kërkojë të zbresin bekimet e Perëndisë mbi kuvendin do të ishte më mirë që ai të bënte thirrje për PENDIMIN ose të kërkonte MALLKIMIN e Perëndisë! O Zot ki mëshirë.

MARANATHA, Eja Zoti Jisu.

Në Krishtin, Atë James Bernstein

MORE:Opinion