Erdhën Në Rusi Nga Evropa Për Të Kërkuar Besimin E Vërtetë, U Bënë Shenjtorë

"Të tjerët vijnë dhe qëndrojnë në Rusi. Dhe shumë prej atyre që kanë qëndruar, janë më mirë se ata që kanë lindur këtu. Dhe këta vëllezër tanë të rinj të papritur ndjejnë në një mënyrë të thellë që e dinë vetëm ata, bukurinë dhe fuqinë e tokës ruse, dhe besimit rus. Edhe pse me shqiptim të çalë ata thonë “Unë jam rus dhe Orthodhoks!”dhe këto fjalë kushtojnë shtrenjtë..."

Originally appeared at: Orthodox Christianity

Gjatë shpërthimit të Luftës së Parë Botërore armiqtë e Rusisë kërkonin vdekjen e familjes mbretërore dhe shkatërrimin e sovranitetit të saj. Një lloj “shpifjeje gjakatare” mbi dinastinë ishte origjina gjermane e Perandoreshës Aleksandra Fedorovna dhe motrës së saj (Dukeshës së Madhe Elisabeta Fedorovna). U përhapën thashetheme: Supozohej që Caresha po i dërgonte telegrame nga Carskoje Selo zyrave të përgjithshme gjermane me sekrete ushtarake, dhe absurditete të tjera. Bashkë me absurditetet erdhi edhe një mal me pisllëqe. A kishin nevojë për më shumë këta njerëz të rraskapitur nga lufta dhe që i besuan kaq shumë llafosjeve, për t’i hequr qafe? Ne e dimë çfarë ndodhi më pas. Por pak njerëz dinë se gjermanët në Rusi nuk janë asgjë e re, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë lidhje me gjëra të këqija.

Empress Alexandra Feodorovna.
Perandoresha Aleksandra Feodorovna.

Ishte një kohë kur rusët i quanin të gjithë të huajt nemtsy, [që do të thotë “memec” dhe është tani fjala për “gjermanët”], pa asnjë diferencim midis nacionaliteteve. Logjika e paraardhësve tanë ishte : nëse nuk flet rusisht atëherë ai është memec. Pra një nemtes. Por këtu ne po flasim për gjermanët natyrorë, që ishin shumë të njohur për rusët nga shekulli i njëzetë, kur dy kombe u përleshën për vdekje. Dhe ne nuk po flasim për kohët më të fundit por më të hershme.

Në mes të shekullit të largët të trembëdhjetë, nga qyteti i lavdishëm i Libekut, një tregtar me emrin Prokop erdhi në Novgorodin e Madh. Mbase kishte një emër tjetër atëherë (sot është e vështirë të imagjinosh një gjerman me të tillë emër), por ai mbeti në histori si Shën Prokopi i Ustiugut. Ai ishte një tregtar; rruga e gjermanëve për në Novgorod ishte e shtruar mirë. Qytetet e Lidhjes Hansiatike tregtonin me Novgorodin (për zilinë e tokave të tjera ruse) me shumë entuziazëm. E quanin Novgorodin “portofolin e rusëve”. Qytetarët tanë të Lybekut ecnin rreth kishave të Novgorodit, dhe mahniteshin nga bukuria e shërbesave kishtare, dëgjonin kumbimin e kambanave të së Dielës, dhe...nuk ktheheshin në shtëpi. Ai i dha të gjitha çfarë kishte, ashtu siç thonë etërit, dhe u bë murg. Kur kishte bërë ecuri në lutje dhe njerëzit filluan ta lavdëronin filloi të sillej si i marrë. Pastaj u largua fare nga Novgorodi i cili e donte shumë dhe shkoi deri në rajonin e Vologdas, në Veliki Ustiug, ku kaloi ditët e fundit pa e braktisur kurrë podvigun e tij të të marrit për Krishtin. Ai ishte mrekullibërës edhe para edhe pas vdekjes. Ishte një njeri i perëndishëm. Shenjtor i Rusisë, një gjerman i vërtetë, bashkatdhetar i Gynter Grasit dhe Thoma Mannit.

Le të kthehemi pak prapa në kohë. Diku në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë, jo nga Libeku i lavdishëm por nga Branderburgu i lavdishëm, jo në Novgorodin e lavdishëm, por në Rostovin e Madh po aq të lavdishëm, për një arsye erdhi një katolik gjerman. Nuk ia dimë emrin që kishte përpara se të kthehej në Orthodhoks. Në Orthodhoksi ai nderohet si  Shën Isidori i Rostovit. Ishte gjithashtu, meqë ra fjala, një i marrë për Krishtin. Ai ishte mendjemprehtë gjatë jetës së tij, dhe për saktësitë e profecive të tij qytetarët e quanin Tverdislov, që do të thotë “fjalëdrejti”. Ivani i Tmerrshëm e nderonte atë pas vdekjes, dhe Ivani nuk pyeste për gjermanët për shkak të “herezisë së tyre të zjarrtë luteriane” që ishte shfaqur në atë kohë.

The reliquary of St. Isidor Tverdislov.
Lipsani i Shen Isidor Tverdislovit

Pamja e zakonshme e historisë thotë se rusët ishin shumë të lumtur për t’u larguar nga “shtëpia e tyre burg” tek bota e tundimeve dhe kënaqësive në civilizimin perëndimor.     Nuk kishte asgjë për të bërë në Rusi. Çfarë mund të bënte dikush atje? “Të ndizte zjarr për një ndriçim të trishtë në fshatra të mërzitshme?” Pra, asgjë më shumë se sa të luftoje, të bëje para me tregti, të fshiheshe në hapësirat e paana nga problemet shtëpiake. Por tani keni dëgjuar për dy gjermanë që erdhën në Rusi për Shpirtin e Shenjtë, edhe pse sigurisht Ai ndodhet atje ku dëgjohet. Dhe që të dy morën rrugën e vështirë të asketizmit të Krishterë – të marrë për Krishtin – dhe arritën shenjtërinë në të. Po, dy! Por prisni, se ka dhe një të tretë.

Rreth njëqind vjet pas Isidorit, në të njëjtin Rostovin e Madh ishte edhe një gjerman tjetër. Aty e quanin Joan Leshatakun. Ndoshta ai ndiqte gjurmët e hapave të Isidorit në drejtimin e Liqenit Nero, ose ndoshta ishte ekonomia e Perëndisë që në një mënyrë të veçantë i kishte drejtuar këta shpirtra të zgjedhur nga perëndimi në lindje, por ju do të befasoheni... Ky gjerman gjithashtu bënte jetën e një të marri për Krishtin dhe kishte dhuntinë e shërimit, për të cilin nuk quhet vetëm Leshataku por edhe i Mëshirshmi. Kishin vënë re se nuk ndahej kurrë me Psaltirin, që ishte në latinisht, të cilin e lexonte vazhdimisht. Ai vdiq në vitin 1581— një kohë të shkurtër para kohës së trazirave.

St. John the Hairy/Merciful.

Shen Joani Lesharaku i Meshirshem .

Vetëm mendoni pak o lexues të dashur! Do t’ju bëjë të buzëqeshni, madje të qeshi me gëzim e habi. Ose mund t’ju frikësojë. Gjermanët po vijnë te ne në Rusi, në këto “fshatra të varfra”, te ky vend me rrugë të pashkelura dhe klimë të ashpër. Ata po vijnë te një popull që është i huaj për ta dhe kur sot nuk janë të sjellshëm, imagjino si kanë qenë atëherë...Ata vijnë njëri pas tjetrit si pelegrinët, nga shekulli në shekull, që këtu në këtë padituri  të mund të lexojnë Psaltirin në latinisht, të shpenzojnë natën në kishë, të jetojnë me lëmoshë dhe t’i luten Perëndisë për gjithë botën! Njerëzit tanë kanë ikur dhe tani ata shkojnë në perëndim jo për t’u lutur. Oh, jo, jo për t’u lutur. Por këta! Ndoshta këta njerëz nga Lubeku dhe Brandenburgu kanë mësuar dhe kuptuar në vendin e historinë tonë diçka që ne të cilët jetojmë këtu nuk e ndiejmë ose nuk e kuptojmë? Dhe kjo ka ndodhur me një rregulltës të sigurt që nga nuk mbahet mend, para Ҫaikovskit dhe Dostojevskit, para lulëzimit të papërmbajtshëm të kulturës ruse që është e kuptueshme në perëndim para të gjitha diskutimeve mbi “shpirtin enigmatik rus”.

Ka shumë vazhdime dhe tangjente mbi këtë temë, sepse më vonë erdhën edhe holandezë, skocezë, francezë dhe gjermanë në rusi. Ata erdhën për aventurë, para ose famë, nga kureshtja ose për ndonjë arsye personale. Ata shkojnë e vijnë. Të tjerë vijnë e qëndrojnë. Dhe shumë që kanë qëndruar janë më të mirë se ata që kanë lindur këtu. Kjo ndodh për arsye se me shpirtrat e huaja të lindur ata mund të dallojnë një aromë aty ku rusi vendas e ka humbur prej kohe aromën. Dhe këta vëllezërit tanë të rinj, të papritur në një mënyrë që është krejtësisht unike, me një mendjemprehtësi të jashtëzakonshme dhe thellësi e ndiejnë bukurinë dhe fuqinë e vendit rus dhe të besimit rus. Edhe pse me shqiptim të çalë ata thonë “Unë jam rus dhe Orthodhoks!”dhe këto fjalë kushtojnë shtrenjtë..."

Kështu ka qenë gjatë historisë. Dhe Shën Serafimi i Viritsës ka thënë se kështu do të jetë deri në fund të kohës.